Zëdhënësi i Kremlinit për sulmin ndaj Trumpit: Ka qenë e qartë se jeta e tij ishte në rrezik
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka folur para gazetarëve për atentatin ndaj kandidatit për president të ShBA-së, Donald Trump.
Peskov është shprehur se pas përpjekjeve të shumta për të hequr Trumpin nga arena politike, ka qenë e qartë se jeta e tij ishte në rrezik.
“Ne nuk besojmë se përpjekja për të eliminuar dhe vrarë Trumpin është organizuar nga autoritetet aktuale. Por atmosfera rreth kandidatit Trump… provokoi atë që Amerika po përballet sot”.
“Pas përpjekjeve të shumta për të hequr Trumpin nga arena politike – duke përdorur mjetet e para ligjore, gjykatat, prokurorët, përpjekjet për të diskredituar politikisht dhe kompromentuar kandidatin – ishte e qartë për të gjithë vëzhguesit e jashtëm se jeta e tij ishte në rrezik”, ka thënë Peskov para gazetarëve.
Agjencia e lajmeve “Tass” ka raportuar se presidenti rus, Vladimir Putin nuk planifikon të telefonojë menjëherë Trumpin për të shtënat.