
Zëdhënësi i Kremlinit: Putini dhe Trumpi e kuptojnë mirë njëri-tjetrin
Momente pas konferencës së përbashkët për shtyp të Zelenskyt me presidentin finlandez, Moska foli për sulmet e mbrëmshme gjatë konferencës së saj të rregullt me gazetarët.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka akuzuar Ukrainën se nuk respekton pauzën 30-ditore në goditjen e infrastrukturës energjetike të njëri-tjetrit. Ai ka thënë se Kievi ishte përpjekur të godiste infrastrukturën energjetike të Rusisë gjatë natës.
Peskov ka theksuar se presidenti rus, Vladimir Putin dhe presidenti amerikan, Donald Trump “i besojnë njëri-tjetrit” dhe se duan të normalizojnë marrëdhëniet ShBA-Rusi pas më shumë se tre vjetësh nga fillimi i luftës në Ukrainë.
“Presidentët Putin dhe Trumpi e kuptojnë mirë njëri-tjetrin, i besojnë njëri-tjetrit dhe synojnë të lëvizin gradualisht drejt normalizimit të lidhjeve”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, raporton “BBC”.