Zëdhënësi i LDK-së publikon tjetër video: Një laps i mbushë dhjetëra fletëvotime të mërgatës, hajni

19 mars 2025 | 12:20

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka publikuar një video tjetër ku sipas tij, dëshmohet hajnia me vota.

Ai ka thënë se me një laps, Vetëvendosje ka mbushur dhjetëra fletëvotime të mërgimtarëve.

“Manipulimi i LV-së i votave të mërgatës: një dorë, një laps i mbushë dhjetëra fletëvotime të mërgimtarëve. Hajnia e votës me shpejtësinë e vajit në tepsi”, ka shkruar Mustafa në “Facebook”.

VIDEO: KËTU

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, nuk dëshiron të përzihet në…