Zëdhënësi i LV-së falënderon gazetarët, kjo është arsyeja
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka falënderuar gazetarët për bashkëpunimin që kanë pasur deri me arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje me LDK-në.
Po ashtu, ai ka uruar qytetarët për qeverinë e re me Albin Kurtin kryeministër.
“Urime të gjithëve qeverisja e re me kryeministër Albin Kurtin. Pyetja më e shpeshtë, pa dyshim, e këtyre ditëve ka qenë ‘A po bohet?’, ndërkaq për mua dhe sekretariatin tonë ka qenë ‘A ka takim sot?’. Shpeshherë nuk kemi pasur përgjigje e plotherë edhe jemi mirëkuptuar me shumë gazetarë. Dua t’i falënderojë të gjithë gazetarët që kemi bashkëpunuar e t’u kërkojë falje atyre që shpesh në disa ditë të ftohta kemi pritur jashtë. Faleminderit!”, ka shkruar Manxhuka në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/