Zëdhënësi i LV-së i del në mbrojtje Kurtit për qëndrimet ndaj Gjykatës Speciale
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosjes, Përparim Kryeziu, i ka dalë në mbrojtje Albin Kurtit, për qëndrimet e tij ndaj Gjykatës Speciale.
Kryeziu ka thënë se Kurtit nuk i janë dashur dy javë për t’i përmbledhur qëndrimet e tij ndaj Speciales.
Sipas tij lideri i Vetëvendosjes, të njëjtat qëndrime i ka pasur për pesë vjet.
“Albin Kurtit nuk i janë dashur dy javë për t’i përmbledhur qëndrimet e tij të para pesë vjetëve dhe përgjatë pesë vjetëve për Gjykatën Speciale”.
“Dy javë u janë dashur të tjerëve, e sidomos këto dy javë, që ta kuptojnë e të pajtohen me atë që z. Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje! kanë thënë që para pesë vjetëve e përgjatë pesë vjetëve”, ka thënë Kryeziu.
Kryetari i Lëvizjes Albin Kurti, para disa ditësh në një konferencë për medie ka kërkuar bashkim për ta mbrojtur luftën çlirimtare si tërësi duke mos i ndarë në emra të veçantë.
Ish-kryeministri pati thënë se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi nuk kanë bërë luftë kriminale dhe as nuk kanë pasur qëllim të kontrollojnë gjithçka në kohën e luftës.