Zëdhënësi i LV-së për opozitën: E konfirmuan që janë të kënaqur me Kurtin
29 maj 2024
| 16:09
Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, ka ironizuar me partitë opozitare, të cilat nuk janë pajtuar për ta shpërndarë Kuvendin e Kosovës dhe për t’i hapur rrugë mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.
Manxhuka ka thënë se një gjë e tillë ka konfirmuar se opozita është e kënaqur me kryeministrin Albin Kurti.
“Qysh prej 100-ditëshit të parë të qeverisë kishin kërkuar e paralajmëruar zgjedhje. Thanë nuk janë të kënaqur me qeverisjen dhe se ishin edhe ata të dëshpëruar me neve. Por siç duket 1 000 ditët që pasuan në qeverisje ia ndryshuan mendje opozitës. Ata sot e konfirmuan që janë të kënaqur me Albin Kurtin kryeministër. Puna vazhdon, puna e mbarë Albin Kurti”, ka shkruar Manxhuka në “Facebook”.