Zëdhënësi i PDK-së: A mund ta merrni me mend që Rama të sillej kështu me Thaçin?

17 maj 2024 | 11:26

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Faton Abdullahu, duke komentuar mënyrën se si kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka përshëndetur kryeministrin Albin Kurti, ka thënë se fotografia tregon se kurrë më keq nuk i kemi pasur punët me shtetin shqiptar.

Ai ka pyetur se a mund ta merrni me mend që Rama të sillej kështu me Hashim Thaçin.

“Që bashkimi kombëtar! Që fotoja që tregon se kurrë nuk i kemi pas më keq punët me Shqipërinë. A mund ta merrni me mend që Rama të sillej kështu me Hashim Thaçin ? Kurrë, përkundrazi”, ka shkruar ai në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Volodymyr Zelensky ka thënë se situata në Kharkiv është “stabilizuar”,…