Zëdhënësi i PDK-së: Sot budallallëkut të sondazheve, iu shtua edhe Baton Haxhiu

02 shkurt 2021 | 22:25

Zëdhënësi i PDK-së, Avn Bytyçi ka reaguar, pas publikimit të fundit të sondazhit nga Baton Haxhiu, ku e nxjerr VV-në, të parën, me 51.3%.

Bytyçi, tha se budallallëkut të sondazheve të fundit, iu bashkua edhe Baton Haxhiu, me një sondazh jo serioz dhe qesharak.

Sipas tij, në këto zgjedhje, PDK-ja, është e vetmja parti që është duke garuar me një program konkret politik.

Madje, ai ka ironizuar, duke shkruar në Facebook, ‘A po ju nxë gjumi?’.

Postimi i tij i plotë:

Këto zgjedhje kanë treguar dy gjëra me rëndësi:

E para, vetëm PDK është duke garuar me një program konkret politik dhe se kandidati i saj për kryeministër, është i gatshëm për një ballafaqim të drejtpërdrejt.

E dyta, tregu i atyre që kinse po bëjnë sondazhe ka shpërfaqur nivelin e idiotizmit në disa studio televizive. Sot, këtij budallallëku, ju shtua edhe Baton Haxhiu me një sondazh që jo vetëm se nuk është serioz, por është edhe në nivel qesharak.

A po ju nxë gjumi?!

#Rimëkëmbje #PDK 134

#HoxhajKryeministër

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=270346704430707&id=100043661372108&sfnsn=mo

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori Blerim Latifi ka folur rreth strategjisë së Lëvizjes Vetëvendosje…