Zëdhënësi i PDK-së e quan Kurtin kryeinatçi: E ka kthyer në rregull mafioze mbetjen në pushtet
Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Faton Avdullahu, ka kritikuar kryeministrit Albin Kurti për mosndëshkimin e vartësve të tij të cilët janë të përfshirë në afera korruptive.
Ai ka thënë se Kurti e ka kthyer në rregull mafioze mbetjen në pushtet.
“KRYEINATXHIU i Qeverisë nuk po lëshon pe. Nuk e liron askënd nga detyra që të ketë hetim të paanshëm e të pandikum. Jo, sepse parimin ‘të gjithë për një, një për të gjithë’ KOKËMINISTRI e ka kthy në rregull mafioze për mbetje në pushtet. Ky parim nënkupton – nëse njëri jemi hajna jemi të gjithë hajna – prandaj asnjeri s’jemi hajna, prandaj – stop gjykatës, prokurorisë, policisë, STOP HETIMIT. Na s’jemi hajna por ata janë rrenca. Super metodë për me mbrojtë HAJNINË dhe HAJNAT. Kush po i prinë kësaj? KOKËMINISTRI”, ka shkruar Abdullahu në “Facebook”.