Zëdhënësi i PDK-së godet pushtetin: Të mjerë, jeni bërë kusarë dhe grabitqarë
Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Faton Abdullahu, ka reaguar ndaj publikimit të mesazheve në mes të shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila dhe ish-shefit të Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Slavko Simiq.
Ai ka akuzuar pushtetin për bashkëpunim me kriminelin serb, Milan Radojçiq.
“O të mjerë – E keni kuptu që rruga për te parja i bjen kah veriu dhe atë rrugë me Radojçiqin e paskeni bo. E keni hetu që me u pasunu pa djersë duhet me qenë kusarë dhe kusarë jeni bo. Jeni bo kusarë dhe grabitqarë jo neper det po të Liqenit, ku ditën po rreziteni e natën po boni plane me vjedh e grabit.
O të mjerë s’kanë me çel mo mimozat për juve. S’ka mo pranverë për juve se me vota kena me jau ‘mërdhi’ në shkurt. Pas këtij skandali kusarianë duhet dorëheqje. Po ama duhet pak moral për dorëheqje e juve nuk ju ka mbet hiç ama bash hiç moral”, ka shkruar Abdullahu në “Facebook”.