Zëdhënësi i PDK-së kritikon qeverinë për Asociacionin
Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Faton Abdullahu, ka adresuar kritika në drejtim të qeverisë rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ai ka shkruar në “Facebook” se qeveria qëllimshëm është duke e bërë të paqartë çështjen e Asociacionit, pasi sipas tij është duke e konsideruar të pranueshëm për qytetarët.
Postimi i plotë i Abdullahut:
Asociacioni sa me i komplikuar aq më mirë për qeverinë – prandaj “Zot bone llugë” të mos i bien në fije hiç askush, asnjëherë.
1) Sa më i paqartë Asociacioni aq më lehtë e bën qeveria të pranueshëm për qytetarët.
2) Sa më i paqartë Asociacioni aq më pak kuptohet drejtë dhe mirë.
3) Sa më i paqartë Asociacioni aq më pak do ta kundërshtojnë.
4) Aq më pak do të kuptohen mirë dhe drejtë kundërshtimet që i bëjnë opozita dhe gjithë të tjerët.
5) Aq më pak do të dëmtohet qeveria Kurti dhe LV-ja.
6) Aq më larg zemrës.
7) Aq më shpejt harrohet.
8. Aq më keq do të bëhet.
Qëllimisht komplikimi vazhdon, prandaj nuk i dihet – me nënshkrim apo pa nënshkrim, u pranua nuk u pranua, autonomi jo nuk është autonomi, menaxhim apo jo, Vuçiqi e pranoj jo e refuzoj, amerikanët e përkrahin shumë jo kanë rezerva pak. Lajçaku i mirë apo vazhdon të jetë i njëjti, transparencë apo nuk ka transparencë, gjermanët me ne apo veç me Kurtin, Franca kundër apo jo, statuti, drafti, finalja jo nuk është finalja, Rama, Rusia, Ukraina…
Vazhdone ju miq listën edhe pse zor me qenë më kreativ se qeveria në komplikime e paqartësi.