Zëdhënësi i PDK-së: Qeveria Kurti t’i zbresin skijave e të kthehen në institucione me program qeveritare
Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi ka akuzuar Qeverinë Kurti për mungesën e programit qeverisës prej disa muajsh, ndërsa ka thënë se koalicioni aktual siç e kanë nisur bashkëpunimin e tyre nëpër hotele private, njësoj po veprojnë edhe tani duke ikur në qendra skijimi për të punuar.
Ai ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook”, se pret që Qeveria Kurti t’i zbresin skijave të kthehen në institucione me program qeverisës.
Deklarata e plotë e Avni Bytyçit:
Premtuan që vendimmarrjen do ta bartin në institucione. Edhe pse e filluan në qoshe të hoteleve, e vazhduan pastaj në Kuvendin e Kosovës kinse për t’i dhënë frymë institucionale bashkëqeverisjes së tyre.
Na thanë që programin e kanë gati e që ju duhen vetëm 72 orë për ta bërë qeverinë.
Kështu që, kaluan gati gjashtë muaj. Qeverinë e bënë, por, programin nuk e prezantuan.
E për ta bërë programin, ata u zhvendosën nga institucionet nëpër vila private në Preballë.
Shpresoj që pasi t’i zbresin skijave të na kthehen nëpër institucione me një program.