Zëdhënësi i PDK-së: Qeverisë Kurti nuk duhet t’i besohet kurrë
Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Faton Abdullahu, ka pyetur se çfarë do të thotë normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, pa njohje reciproke.
Ai ka shpjeguar se çfarë ndodhë kur normalizohen raportet ndërshtetërore pa fituar Kosova njohjen prej Serbisë.
“A mund t’i besohet tash e tutje mendësisë qeveritare të qeverisë Kurti se ajo do t’i ndal këto mundësi të reja të cilat ajo me politika të gabuara e miope i hapi për Serbinë? Jo kurrë”, ka shkruar Abdullahu në “Facebook”.
Postimi i plotë i Abdullahut:
Normalizimi i raporteve me Serbinë pa njohje, a do të thotë…
Se “status quo”-ja në veri do të forcohet me “izën politike” të qeverisë Kurti.
Se Serbia trimërohet se mund të integrohet në Evropa pa e njohur Kosovën.
Se serbët vetëmenaxhojnë në veri pa pas nevojë ta pranojnë Kosovën shtet.
Se Serbia do të merr para dhe lëvdata nga perëndimorët pa e njohur Kosovën.
Se nesër vetëmenaxhimi mund të bëhet hyrje për federalizim të Kosovës.
Se Serbia do të jetë më pak me Rusinë e ne më pak me amerikanët.
Se rrezikohet paqja në rajon kur t’i teket Vuçiqit me prish punë në veri.
Se Serbia tinëz ose me ndihën e Rusisë punon kundër njohjeve të reja.
Se kërkesa e jonë për njohje të Kosovës gjithmonë prish “normalitetin”.
A mund t’i besohet tash e tutje mendësisë qeveritare të qeverisë Kurti se ajo do t’i ndal këto mundësi të reja të cilat ajo me politika të gabuara e miope i hapi për Serbinë? Jo kurrë!