Zëdhënësi i PDK-së tallet me videot e LV-së: Tash priten ‘protesta të qeverisë kundër opozitës’

11 tetor 2022 | 16:51

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Faton Abdullahu, ka reaguar pas postimit të videos së dytë brenda pak ditësh nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, e cila përmes videove që ka shpërndarë në “Facebook”, ka folur për pushtetet e kaluara në Kosovë duke i akuzuar për “vjedhje, korrupsion e shkatërrim” të vendit.

Kjo sipas Abdullahut është “diktaturë populiste”.

Ai është tallur me publikimin e videove nga partia në pushtet duke folur për çfarë mund të pritet tani nga kjo qeveri.

“Çfarë pritet tash pas videove të LV-së që merren me të kaluarën me qëllim që mos të merren me dështimet e sotme ?! Mbase protesta të qeverisë kundër opozitës. Kësaj i thonë diktaturë populiste. Poshtë populizmi”, ka shkruar Abdullahu në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania dhe Italia do të rrëshqasin në recesion vitin e…