Zëdhënësi i PDK-së: T’i kërkohet falje Thaçit dhe Veselit
Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Avni Bytyçi, ka thënë se për një kohë të gjatë Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, janë akuzuar nga disa parti politike se e kanë themeluar Gjykatën Speciale, duke bërë “ujdi të pista” për të siguruar imunitet.
Me këtë rast, ai ka kërkuar nga ata që i kanë akuzuar këto dy figura të kërkojnë falje, sidomos tash pas ngritjes se aktakuzës nga kjo gjykatë, raporton “Epoka e re”.
“Për një kohë të gjatë, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli dhe presidenti Hashim Thaçi, ishin akuzuar nga elementë të ndryshëm, ndonjë parti dhe disa bashkëlufëtarëve që kinse e kanë themeluar Gjykatën Speciale, duke bërë ‘ujdi të pista’ për të siguruar imunitet. E tash, nuk po ju dëgjohet zëri, nuk paska pasur ujdi për imunitet…të paktën bëhuni burra dhe kërkoni falje!”, ka shkruar Bytyçi në llogarinë e vet në “Facebook”