Zëdhënësi i PDK-së: Viti 2020, vit i luftës kundër pandemisë covid-19
04 prill 2020
| 13:49
Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, ka bërë me dije se PDK-ja, për dy javë rresht e ka ftuar Qeverinë e shkarkuar Kurti që ta sjellë propozimin e tyre (pakon financiare) në Kuvend, për të debatuar, plotësuar dhe miratuar.
“Ne kemi ofruar alternativën tonë për një pako me vlerë 300 milionë euro. Ne besojmë se kjo pako, do ta adresonte në mënyrë të duhur rrezikun nga humbja e qindra-mijëra vendeve të punës”, ka shkruar Bytyqi në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai ka thënë se viti 2020, është vit i luftës kundër pandemisë covid-19 dhe për ruajtjen e ekonomisë së Kosovës.
/Epoka e re/