Zëdhënësi i Policisë tregon për moshën e personave që u vranë në “Dardani”

22 prill 2019 | 16:36

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, gjatë një konference për media, ka dhënë detaje për vrasjen tragjike të dy grave në lagjen “Dardania” në Prishtinë nga personi i cili në fund kreu vetëvrasje.

Ai ka treguar para gazetarëve edhe për moshën e personave të vrarë.

Sipas tij, personi i dyshuar mashkull, i cili vrau gruan dhe renë e tij, ishte 61-vjeçar, gruaja e tij ishte 60-vjeçare, kurse reja e tij ishte 28-vjeçare.

“Policia e Kosovës ka pranuar informata se rreth orës 15:20 një rast tragjik që ka ndodh në lagjen Dardania në rrugën “Bill Clinton”, ku fillimisht ka qenë informacion për një vrasje të dyshimtë. Pastaj dyshohet të ketë ndodhur një vrasje dhe vetëvrasje, Policia e Kosovës me të pranuar informacionet ka angazhuar gjitha njësitet relevante policore duke përshirë edhe menaxhmentin e policisë që të dalë në vend të ngjarjes dhe t’i përgjigjet rastit”, ka thënë ai, duke shtuar se janë angazhuar gjitha agjencionet kompetente që të dalin në vendin e ngjarjes, përfshirë ekipet mjekësore, mjekësia ligjore, forenzika dhe të gjitha njësitet tjera që duhen për ekzaminimin e vendit të ngjarjes.

“Nga informatat që kemi deri tani bëhet fjalë për një vdekje të dyshimtë, vrasje dhe vetëvrasje, ku kanë humbur jetën tre persona, një i gjinisë mashkullore viti lindjes 1958, një grua viti i lindjes 1959 dhe për një vajzë viti lindjes 1991. Informacionet që i kemi siguruar por që mbeten të vërtetohen nga ekzaminimet bëhet fjalë që personi i dyshuar i gjinisë mashkullore të ketë vrarë gruan e tij dhe më pas renë e tij që dyshohet që më pas ka bërë vetëvrasje”, është shprehur Kelani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Megjithëse nuk e artikulon prerë formimin e një partie politike,…