Zëdhënësi i Qeverisë: Kabineti i Kurtit nuk është në listën e zezë të SHBA-ve

17 maj 2020 | 17:03

Zëdhënësi i Qeverisë në detyrë, Perparim Kryeziu, ka thënë se ministrat e kabinetit dhe Kryeministri Albin Kurti nuk janë pjesë e asnjë liste të zezë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Sipas tij, Kurti veçse ka vizë të vlefshme amerikane.“ Është për t’u habitur mungesa e informacioneve me të cilat zyrtarë të lartë politikë dhe institucionalë veprojnë, aq sa edhe nga papërgjegjësia e tyre për të shpërndarë në opinion publik deklarata dezinformuese”, ka shkruar Kryeziu në “Facebook”.

}Postimi i plotë i Kryeziut:

DEMANTIM I DEKLARATËS SË Z. LUTFI HAZIRIT

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherit Kryetar i Komunës së Gjilanit, z. Lufti Haziri, mbrëmë në një intervistë ka deklaruar se Kabineti i Qeverisë Kurti është në listë të zezë sa i përket pajisjes me viza nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA). Sipas tij, “gjithë kabineti ka qenë, është nën kufizime” dhe ministrat e kabinetit janë në “listë të zezë, që nuk marrin viza, nuk mund të marrin viza udhëtimi për në Amerikë.”

KJO DEKLARATË E TIJ NUK QËNDRON.

Kabineti i Qeverisë Kurti, pjesë e së cilit, i kujtojmë z. Hazirit se janë edhe ministrat nga LDK-ja, nuk ka kufizime të tilla. Ministrat e kabinetit dhe Kryeministri Kurti nuk janë pjesë e asnjë liste të zezë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, për më tepër Kryeministri Kurti veçse ka vizë amerikane valide.

Është për t’u habitur mungesa e informacioneve me të cilat zyrtarë të lartë politik dhe institucional veprojnë, aq sa edhe nga papërgjegjësia e tyre për të shpërndarë në opinion publik deklarata dezinformuese. (A. M / Epoka e re).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dega e PDK-së në Gjakovë ka kërkuar nga kryetari i…