Zëdhënësi i qeverisë për qëndrimin e Kurtit në Athinë: Shpenzimet ia mbulon organizatori

13 korrik 2022 | 15:30

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, është deklaruar rreth qëndrimit të kryeministrit, Albin Kurti, në Athinë të Greqisë, teksa shumë media kanë shkruar për shpenzimet në hotelin ku po qëndron.

Kryeziu ka thënë se është hera e pestë që Kurti merr pjesë në dy konferencat “The Economist” dhe atë të simpoziumit “Symi” dhe se shpenzimet mbulohen nga organizatori.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është në vizitë zyrtare në Greqi nga data 5 korrik. Ai ka udhëtuar në Athinë me ftesë të organizatorëve të dy konferencave të rëndësishme, atë të ‘The Economist’ dhe simpoziumit ‘Symi’, në të cilat kryeministri Kurti ka qenë pjesë e paneleve të diskutimit”.

“Sivjet është viti i pestë me radhë që kryeministri Kurti merr pjesë në simpoziumin ‘Symi’, ku të pranishëm janë politikanë progresistë e akademikë të shquar nga mbarë bota. Sikur herëve të kaluara edhe këtë vit shpenzimet e udhëtimit dhe të akomodimit mbulohen nga organizatori”, ka shkruar Kryeziu në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në largim i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka…