Zëdhënësi i qeverisë për zgjedhjet në veri: Presim vlerësimin e situatës nga organet e sigurisë
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se institucionet shtetërore kanë treguar gatishmëri për të ofruar kushtet e nevojshme për mbarëvajtje të zgjedhjeve në veri të vendit.
Ai ka thënë se janë duke pritur vlerësimin e organeve të sigurisë për mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat veriore.
“Pas dorëheqjeve të kryetarëve të katër komunave në veri të vendit, mbajtja e tyre tashmë është obligim kushtetues i institucioneve të Republikës. Qytetarët tanë atje kanë nevojë për përfaqësim direkt të tyre. Institucionet kanë nevojë për drejtues legjitim të tyre. Bandat kriminale mund edhe mos të marrin pjesë në zgjedhje, por ato nuk mund ta diktojnë mbajtjen apo jo të zgjedhjeve demokratike. Aktet e dhunës dhe veprimet kriminale duhet të dënohen njëzëri. Presim vlerësimin e situatës në veri nga organet tona të sigurisë për hapat e mëtejmë”, ka shkruar Kryeziu në “Facebook”.