Zëdhënësi i Qeverisë tregon si do të bëhet ndarja e buxhetit prej 2.75 miliardë eurosh

30 tetor 2021 | 13:58

Gjatë ditës së djeshme Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin e Buxhetit për vitin 2022.

Projektligji për buxhetin e vitit 2020 është 2.75 miliardë euro.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka bërë të ditur se si do të bëhet ndarja e buxhetit.

Kryeziu thotë se 45 milionë euro do të jenë shtesa për lehona, e po ashtu do të ndërtohen edhe 50 çerdhe.

“2000 bursa për studentët më të mirë. 35 Milionë, shtesa për skemat pensionale. 24 Milionë për barna esenciale. 2 Milionë për Luginën e Preshevës. 50 Milionë, shlyerje borxheve. 70 Milionë, mbështetje për bujqit. 10 Milionë, blerje e ambasadave. 40 Milionë për prodhuesit vendor. 20 Milionë, skema e garantuar për punësimin e të rinjve”.

Kryeziu shton tutje se 40 milionë euro do të jenë për ndërmarrjet publike, 10 milionë do të jenë për paisje moderne për zjarrfikësit dhe policinë dhe 100 milionë do të jenë për ushtrinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
69 pacientë po marrin trajtim mjekësor nga Covid-19, në kuadër…