Zëdhënësi i Vetëvendosjes ka një pyetje për kryeministrin Hoti
28 shtator 2020
| 11:45
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Perparim Kryeziu ka, i është drejtuar me një pyetje publike kryeministri Avdullah Hoti, në lidhje me deklaratën e Presidentit amerikan Donald Trump që krerët e Kosovës dhe Serbisë janë përqafuar në Shtëpinë e Bardhë.
Në profilin e tij në “Facebook”, Kryeziu ka kërkuar që kryeministri ta demantojë ose konfirmojë këtë pretendim të presidentit Trump.
Postimi i plotë i Kryeziut:
Pyetje publike për z. Hoti
A mund ta demantojë apo konfirmojë se ai dhe Vuçiq janë përqafuar në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë me rastin e nënshkrimit të zotimeve të 4 shtatorit?