Zyra e zëvendëskancelarit demanton mediat serbe: Austria e ka njohur Kosovën dhe është përkrahëse aktive
Zëvendëskancelari austriak Heinz-Christian Strache, mohoi të këtë thënë për për gazetën “Politiko” të Beogradit, se “Kosova padyshim është pjesë e Serbisë”. Por një gjë të tillë e ka mohuar zëdhënësi i tij, Martin Glier.
Pas reagimeve të shumta, zëdhënësi i tij, Martin Glier, ka thënë se shefi i tij në asnjë moment nuk ka thënë se“Kosova është pjesë e Serbisë”, shkruan gazeta “Kurier”, transmeton “Koha.net”.
Gurier deklaroi se Austria e ka njohur pavarësinë e Kosovës prej vendeve të para e gjithashtu përkrah perspektivën evropiane të Kosovës e të Serbisë. “Ky është orientimi i Qeverisë Federale dhe asgjë nuk ka për të ndryshuar”, deklaroi Gurier, duke shtuar se “Kosova e pavarur është realitet dhe Austria e ka njohur atë”.
Glier ka shtuar se Strache është i mendimit që të gjendet një kompromis për minoritetin serb në Kosovë. Sipas tij, Austria duhet të luajë rolin e ndërmjetësuesit neutral dhe të kontribuojë për paqe afatgjatë në Ballkan dhe një afrim mes Prishtinës dhe Beogradit.