Zëdhënësja e BE-së: Kallas nesër takon liderët e Kosovës dhe Serbisë

02 dhjetor 2024 | 14:35

Zëdhënësja e BE-së, Anitta Hipper, në konferencë për medie, ka njoftuar se nesër (e martë), përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian (BE), Kaja Kallas pritet të takohet me liderët e Kosovës dhe Serbisë.

E pyetur nëse ky takim do të bëhet në kuadër të dialogut, Hipper ka mohuar një gjë të tillë.

“Ky nuk është takim në kuadër të dialogut”, ka thënë zëdhënësja e BE-së.

Nesër në Bruksel pritet të qëndrojnë liderët e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ata do të kenë takim edhe me presidentin e KE-së, Antonio Kosta.

Nuk dihet se në çfarë niveli do të përfaqësohen vendet e 6 vendeve perëndimore atje.

Deri tani pjesëmarrjen në Bruksel e ka konfirmuar presidenti i Serbisë i cili në një konferencë për media ka thënë se në kryeqytetin evropian do të jetë edhe Kurti, por Qeveria e Kosovës ende s’ka bërë ndonjë njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me ftesë të tij, kryeministri Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministrin…