Zëdhënësja e KRU “Prishtina” i reagon deputetes Bajrami: Mos bëni politikë me ujin, politika ka të bëjë me çështje të tjera
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që në mënyrë urgjente t’i njoftojë qytetarët për nivelin e ndotjes së ujit në Liqenin e Badovcit.
Ajo ka shkruar në “Facebook” se qeveria duhet ta ketë parasysh faktin se 95 për qind e qytetarëve nuk kanë mundësi të blejnë ujë për pije dhe gatim.
E i menjëhershëm ka qenë reagimi i zëdhënëses së KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku e cila ka kundërshtuar deputeten Bajrami duke i kërkuar asaj që mos ta polemizoj çështjen e ujit.
“Të politizosh me çështjen e ujit, në kohën kur ti mund të ndihmosh e të mos reagosh, e neveritshme.
KRU” Prishtina” sot ua ka sqaruar problemin shkurt e sakt.
Gjendja nuk është alarmante.
Mos bëni politikë me ujin, sepse politika ka të bëjë më çështje të tjera.
Për ujin, kemi sqaruar gjithçka, ne si KRUP me rekomandime të IKSHPK-së.
Uji, jashtë politizimit!”, ka shkruar ndër tjera në reagimin e KRU “Prishtina”, zëdhënësja Mjeku.