Zëdhënësja e KRU “Prishtina”, viziton komunën e Graçanicës
Nënkryetari i komunës së Graçanicës, Leutrim Ajeti, me ftesën e tij ka mirëpritur zëdhënësen eKRU “Prishtina”, Arieta Mjeku-Azizin. Nënkryetari Ajeti ka bërë të ditur se me znj. Mjeku-Azizi, kanë biseduar për furnizimin me ujë të pijshëm por dhe për periudhën me të cilën kanë punuar në KRU “Prishtina” edhe prindi i nënkryetarit, tashmë i ndjeri z. Imri Ajeti.
Njoftimi i plotë i Leutrim Ajetit:
Sot, në komunën e Graçanicës ftova dhe mirëprita të nderuarën znj. Arieta Mjeku Azizi, zëdhënëse e KRU” Prishtina” me të cilën bashkëbiseduam për fusha të ndryshme që ndërlidhen me kontributin e pasluftës në zonën e Kishnicës dhe Graçanicës.
Ajo ishte shoqja më e mirë e babait tim të ndjerë Imri Ajeti, derisa kontributi i forcave paqeruajtëse ishte i pamohueshëm, pjesë e së cilës ishin edhe znj. Mjeku dhe babai im.
Ruajtja e paqes, stabilitetit, solidaritetit dhe komunikimit të mirëfilltë me të gjitha palët e përfshira, ishte sinonimi i emrit të tyre.
Shfrytëzoj rastin të jem falënderues për KFOR-it Suedez dhe Britanik për ruajtjen e paqes.
Respekt të pafund!