Zëdhënësja e LDK-së: Nuk arsyetohet lënia e policëve të izoluar pa ushqim

21 dhjetor 2022 | 16:33

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi, ka reaguar për policët e bllokuar në veri.

Ajo në një postim në “Facebook” ka shkruar se nuk ka asnjë arsyetim që të lihen policët e izoluar.

“Është tërësisht e papranueshme, që policët e Kosovës të cilët rrezikojnë jetën çdo ditë; e nuk kanë as sigurime shëndetësore; dalin në detyrë me çizme të shqyera e me jelekë antiplumb me afat të skaduar; tani të vuajnë për gjëra edhe më bazike se këto. Nuk ka kurrfarë arsyetimi lënia e policëve të izoluar, pa ushqim, e të detyrohet EULEX-i për t’iu dërguar rroba e ilaçe. Heronj sa për t’u fotografuar me ta, e pastaj në çdo hap të anashkaluar. E turpshme kjo sjellje e kjo neglizhencë e pushtetarëve karshi policëve që prej dy javësh vuajnë pasojat e popullzimit të partisë në pushtet”, ka shkruar Halimi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sporti i Kosovës ka marrë edhe një lajm të mirë…