Zëdhënësja e LDK-së: Prosperimi i vendit s’ka qenë dhe s’është prioriteti i Kurtit
Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, (LDK), Sibel Halimi, ka thënë se si në opozitë, ashtu edhe në qeveri, prosperimi i vendit s’ka qenë dhe s’është prioriteti i kryeministrit Albin Kurtit.
Halimi është shprehur se Kosova është i vetmi shtet evropian nën sanksione.
“Kosovës që i duhej perspektivë e qartë e afirmimit ndërkombëtar, çdo ditë po i mbyllet një derë, derisa Albin Kurti dhe garnitura e tij qeverisëse po na thonë se masat e BE-së janë të padrejta. Por në këtë situatë, kur Kosova po vihet nën masa kufizimi, fare nuk ka rëndësi aspekti moral i çështjes, se kush ka të drejtë!?”.
“Si në opozitë ashtu edhe në qeveri, prosperimi i vendit nuk ka qenë dhe nuk është prioriteti i Kurtit, por vetëm pushteti ideologjik i tij – pa zgjedhë mjete – edhe përmes fake news, dhunës dhe popullizmit. Nga moskoordinimi me aleatët, në përshkallëzim e sanksione e drejt izolimit. Kjo është fotografia aktuale e vendit tonë: I vetmi shtet evropian nën sanksione! Krejt dhe drejt, autoritarizmit”, ka shkruar Halimi në “Facebook”.