Zëdhënësja e LDK-së: Qasja e kryeministrit ndaj dialogut, pa vizion

21 korrik 2021 | 15:58

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi, ka kritikuar qasjen e kryeministri Albin Kurti ndaj dialogut me Serbinë.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se qasja e kryeministrit ndaj këtij procesi është pa vizion.

“Mungesa e platformës së dialogut me objektiva të qarta të prezantuar në Kuvend para dhe pas çdo takimi, do të reduktojë Kosovën në nivelin e performancës për konsum të brendshëm të kryeministrit Kurti. Procesi i dialogut do të duhet të orientohet në përcaktimin e saktë të vizionit se çfarë në të vërtetë Kosova mëton të arrijë nga ky proces dialogues. Deri tani, ajo çfarë kemi parë nga takimet, nuk janë asgjë tjetër pos një mundësi e jashtëzakonshme e Kurtit drejtuar audiencës së tij për të akumuluar fuqi politike. Turma karakterizohet për irracionalitet, i lëvizur me situatat e përafërta me të ngjashmin e vet, andaj qasja e kryeministrit është pa vizion!”, ka shkruar Halimi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për të gjithë bashkatdhetarët tanë, të cilët po kalojnë muajt…