Zëdhënësja e PSD-së: Policia na sulmonte tinëzisht, Molliqaj reagoi në vetëmbrojtje

29 janar 2022 | 21:53

Në rrjetet sociale janë bërë virale pamjet se si kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, goditi me shuplakë një polic gjatë protestës kundër shtrenjtimit të rrymës që e organizoi këtë të shtunë para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, për Klankosova.tv thotë se policët zyrtarë e civilë i kanë sulmuar tinëzisht gjatë protestës së sotme.

Kuçi mes tjerash theksoi se Molliqaj reagoi në vetëmbrojtje.

“Protesta e sotme ishe madhështore dhe policia ishte shumë e dhunshme. Policët zyrtarë dhe civilë na ofendonin dhe sulmonin me grushte tinëzisht. Molliqaj pati reagim në vetëmbrojtje”.

“Çfarë keni parë në pamje ishte reagim i yni në vetëmbrojtje, asesi mjet e qëllim”, ka deklaruar Kuçi.

Momenti kur Dardan Molliqaj goditi policin me shuplakë (video)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka goditur me shuplakë…