Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë largohet nga detyra
14 qershor 2019
| 10:33
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, do të lë postin e saj në fund të qershorit, ka njoftuar presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
Ai ka thënë se zëdhënësja e tij do të kthehej në shtetin e saj në Arkansas, duke e lavdëruar atë si një një person me talent të “jashtëzakonshëm”.
Presidenti amerikan ka thënë se shpreson që ajo do të kandidojë për guvernatore të Arkansasit.
“Ajo është një person shumë i veçantë, me talent të jashtëzakonshëm, e cili ka bërë një punë të pabesueshme”, ka shkruar Trump në “Twitter”.
Sanders filloi punën si zëvendëssekretare e shtypit përpara se ta zëvendësonte Sean Spicer, në vitin 2017 si sekretare e shtypit.