
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë: Nëse nuk do ishte SHBA, Franca do fliste gjermanisht sot
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë iu përgjigj komenteve të një politikani francez i cili deklaroi se Amerika nuk përfaqëson më vlerat e saj origjinale dhe kjo është arsyeja pse Statuja e Lirisë duhet të kthehet në Francë.
Gjatë konferencës për gazetarët, Caroline Levitt u pyet për komentet e eurodeputetit francez Raphael Glucksmann, i cili bëri thirrje që Statuja e Lirisë t’i kthehet Francës, sepse, siç tha ai, Shtetet e Bashkuara nuk mishërojnë më vlerat që përfaqëson statuja.
Përgjigja e zëdhënëses ishte se Shtetet e Bashkuara “në asnjë rrethanë” nuk do ta kthenin statujën, teksa iu drejtua politikanit që bëri komentet si një “politikan francez të rangut të ulët”. Ajo tha gjithashtu se “është vetëm për shkak të SHBA-së që francezët nuk flasin gjermanisht sot.”
“Ata duhet të jenë shumë mirënjohës për vendin tonë të madh”, shtoi zëdhënësja, duke iu referuar pushtimit gjerman të Francës gjatë Luftës së Dytë Botërore. Franca u çlirua me ndihmën e Shteteve të Bashkuara dhe forcave të tjera aleate në vitin 1944.
Glucksman kishte qenë i hapur në kritikat e tij për trajtimin e Ukrainës nga Presidenti Trump dhe shkurtimet e tij në Departamentin e Arsimit.
“Ne do t’u themi amerikanëve që zgjodhën të anonin me tiranët, amerikanëve që pushuan studiuesit për kërkimin e lirisë shkencore: “Na ktheni Statujën e Lirisë”, tha ai.
“Ne jua dhamë si dhuratë, por ju e përbuzni atë. Kështu që do të jetë mirë këtu në shtëpi”, shtoi ai.
Rzecznik Białego Domu, Caroline Leavitt, o słowach jednego z francuskich polityków o chęci odzyskania Statuy Wolności:
“Tylko dzięki USA Francuzi nie mówią teraz po niemiecku”pic.twitter.com/PniGu3jM0H
— BuckarooBanzai (@Buckarobanza) March 17, 2025
https://twitter.com/i/status/1901725714434715829