Zëdhënësja ruse: E dimë se Serbia ka votuar në OKB nën presion
14 prill 2022
| 09:00
Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme e Rusisë, Maria Zaharova, ka thënë se janë në dijeni që Serbia ka pasur presion për të votuar pezullimin e Moskës nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut në OKB.
“Ne sigurisht i kemi parasysh deklaratat e politikanëve serbë për presionin e ushtruar ndaj tyre”, tha ajo në një konferencë për shtyp, raporton TASS.
Sipas Zakharova, Moska supozon se partnerët e saj tradicionalë brenda organizatave ndërkombëtare do t’u përmbahen vazhdimisht qëndrimeve që pasqyrojnë interesat e tyre kombëtare dhe miqësinë e vërtetë me Rusinë, shkruan “Tanjug”.