Zef Morina rizgjedhet kryetar i PShDK-së, akuzon Kurtin se e ka katandisur vendin

03 nëntor 2024 | 16:55

Bashkëpunimi Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës do të ndikojë në ngritjen dhe forcimin e institucioneve të vendit, për një Kosovë më të begatë dhe më të shëndoshë. Kështu është theksuar nga përfaqësuesit e këtyre partive në Kuvendin e njëmbëdhjetë zgjedhor të PShDK-së, në të cilën Zef Moria është zgjedhur për të dytin mandat kryetari i kësaj partie, si dhe Këshilli i Përgjithshëm.

Kryetari i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës, Zef Morina ka treguar platformën dhe pikëpamjet lidhur me rrugëtimin, ringritjen dhe zgjerimin e këtij subjekti politik në katër vitet e ardhshme.

Ai ka deklaruar se PShDK, bashkë me LDK-në, do të ndërmarrin reforma të mëdha, veçanërisht në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe drejtësi, ashtu që qytetarët e Kosovës të mos kenë shportën gjysmë të mbushur për familjet e tyre.

Derisa u shpreh se Republika e Kosovës rrezikohet nga një e keqe akoma më e madhe që është izolimi ndërkombëtar i vendit, theksoi se vetëm riorganizimi dhe ringritja e të djathtës shqiptare e udhëhequr nga koalicioni LDK-PShDK, do të mund të kthejë Kosovën në rrugën e zhvillimit ekonomik, arsimor, shëndetësor dhe të riintegrojë si dikur raportet të shkëlqyera me bazën perëndimore.

“Do të fillojmë menjëherë me përgatitjet intensive për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, ashtu që edhe ne të japim kontributin tonë maksimal që Kosova të ndalë rrugëtimin e gabuar, të cilin e ka katandisur kryeministri dhe Qeveria aktuale”, ka thënë Morina.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Prof. Dr. Fejzulla Berisha Nëse Kamala Harris fiton zgjedhjet…