Zejnullahu, Vetëvendosjes: Jeni të shitur tek oligarkët
29 korrik 2022
| 11:59
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Floretë Zejnullahu, ka thënë se është vetë Vetëvendosje ajo që është e shitur tek oligarkët.
Duke iu përgjigjur akuzave të deputetëve të Vetëvendosjes, Zejnullahu ka thënë se ish-ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia e kanë shitur tek oligarkët.
“Ju jeni të shitur te oligarkët. Arben Vitinë e keni shitur te oligarkët, ne nuk kemi lidhje me ta. Historia do ta dëshmojë që jo për 20 vjet, por edhe 200 vjet nuk do të mbaheni mend për asgjë”, ka thënë ajo gjatë diskutimit të Projektligjit për rregullimin e çmimeve të barnave.
“Me mosvotimin e këtij projektligji do të humbin qytetarët”, ka thënë Zejnullahu.