Zeka: 69 vjet më parë lindi njeri prej figurave më emblematike të familjes Jashari

19 shkurt 2019 | 14:21

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, ka thënë se 69 vjet më parë ka lindur njeri prej figurave më emblameatike të kombit shqiptar, Hamëz Jashari.

Ai ka thënë se rënia e tij dhe familjes Jashari janë të papërsëritshëm në historinë kombëtare e përtej saj.

“‘…Edhe serbi do të shkoj se kjo tokë është e shqiptarëve’. Popujt që kujtojnë të kaluarën e tyre të lavdishme ata e kanë të sigurt të ardhmen e tyre.
Sot po mbushen 69 vite kur lindi njëri prej figurave emblematike të familjes Jashari Hamëz Jashari.
Rënia e tij dhe familjes Jashari janë të papërsëritshëm në historinë kombëtare e përtej saj”.

“Ndër të tjera Hamëz Jashari thekson: ‘Ishte turku…. edhe serbi do të shkoj se kjo tokë është e shqiptarëve’. Kjo i ngjan Anteut, Akilit për të luftuar të keqën deri në vetëflijim Me flijimin e Jasharajve përfunduan veprat e vjetra,përfundoi koha e Gjergjit apo edhe historitë tjera të shekullit XX-të, u përfundua këtu robëria dhe si e tillë i dha ngjyrë qytetërimit evropian”, ka shkruar Zeka në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

https://www.facebook.com/IzmiZeka.Zyrtare/photos/a.284139187402/10156951254537403/?type=3&theater

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte nga ora 21:00 zhvillohet ndeshja e 1/8 së finales…