Zeka: Albin manipuluesi po lufton për vetërrëzim

04 tetor 2022 | 09:47

Ish deputeti Milaim Zeka ka thënë se pagat për mësimdhënësit grevistë do të ekzekutohen.

“Albini po i kërcënon punëtorët e arsimit, vetëm me i frikësu ata të sektorëve tjerë duke u thënë: Guxoni herë tjetër. Ua ndalë buken e gojes. Me opozitën po merret në mënyrë të fëlliqtë, ama mirë po ua bënë. Opozita ka 1 milion fakte për hajni, po nuk i publikon, sepse mendojnë se retorika kundër dialogut e dobëson Albinin”, ka shkruar Zeka në “Facebook”.

Gazetari Zeka ka thënë se ka fakte kundër Kurit që e çojnë deri para drejtësisë, siç thotë ai, duke filluar nga pranimi kesh i mbi 100 mijë eurove në Frankfurt, deri të tenderat njëburimor.

“Ka fakte të mjaftueshme për Albinin dhe ministrat e tij se si kanë dhënë leje në shkëmbim të ryshfetit, e deri tek kërkesa e një zyrtareje të lartë të VV-së që i ka kërkuar një firme zvicerane 18 milionë për një investim 52 milionësh”.

“Veprimet e Albinit të çojnë në një përfundim se ky njeri manipulues, abuzues dhe arrogat, po lufton për vetërrëzim, vetëlargim!”, ka shkruar Zeka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia Rajonale në Ferizaj në orën 02:00 të mëngjesit ka…