Zeka: Anëtarësimi i Kosovës në Interpol, proces i pandalshëm

25 tetor 2018 | 13:52

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, ka bërë me dije Kosova tashmë është pjesë e agjendës në takimin e radhës së Asamblesë e Përgjithshme të Interpolit, që zhvillohet nga 18 deri më 21 nëntor të këtij viti në Dubai.

“Aktivitetet e institucioneve të Kosovës janë duke u koordinuar nga grupi punues ndërintistucional. Angazhimet dhe përpjekjet e institucioneve të Republikës së Kosovës janë gjithëpërfshirëse dhe të bashkërenduara në nivelin nacional dhe me partnerët strategjik të Republikës së Kosovës. Anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare ka qenë dhe është një proces i pakthyeshëm dhe i pandalshëm, ashtu siç është dëshmuar me anëtarësimet e deritanishme të vendit tonë në më shumë se gjashtëdhjetë organizata rajonale, evropiane dhe ndërkombëtare”, ka thënë zëvendësministri Zeka, raporton “Epoka e re”.

Ai ka shtuar se procesi i anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare të sigurisë është në interes të organizatave ndërkombëtare dhe shteteve anëtare në përgjithësi, dhe i Republikës së Kosovës në veçanti.

“Anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare të sigurisë duhet të shihet nga të gjithë si një proces i natyrshëm dhe i domosdoshëm që do t’i kontribuoj rritjes së efikasitetit të bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtare në parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar transnacional, terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm”, ka thënë Zeka.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disfata 4-0 nga Borussia Dortmund ishte më e thellë për…