Zeka: Deklarimet e Avdullah Hotit janë bërë bajate dhe të neveritshme
Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Izmi Zeka, i ka quajtur të neveritshme deklaratat e shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti në raport me kërkesën për zgjedhje të reja parlamentare.
“Si duket ai nuk është fare duke i përcjell zhvillimet në Kosovë dhe përtej saj. Po jeton në brendinë e quajtur Kosovë dhe se zhvillimet evropiane dhe amerikane nuk i njeh fare”, ka shkruar Zeka në llogarinë e vet në “Facebook”.
Postimi i plotë i Zekës:
Deklarimet e Avdullah Hotit janë bërë bajate dhe të neveritshme
Është e neveritshme kur dëgjon Avdullah Hotin në përditshmëri duke kërkuar zgjedhje. Si duket ai nuk është fare duke i përcjell zhvillimet në Kosovë dhe përtej saj. Po jeton në brendinë e quajtur Kosovë dhe se zhvillimet evropiane dhe amerikane nuk i njeh fare.
Nëse doni zgjedhje mblidhe opozitën, bëni votat dhe rrëzojeni Qeverinë pa bërë zhurmë fare . Por jo prej fillimit të mandatit duke iu referuar të njëjtës temë. Po të pyetej Avdullah Hoti sigurisht edhe ushtria do të mbetej pa bërë duke u thirrur në zgjedhje.
I ka humb kuptimi kësaj qasje të tejshkuar dhe të neveritshme për qytetarët. Nuk di kujt po i drejtoheni me këtë refren të përditshëm. Kryeni punën si opozitë dhe respektoni pozitën që u ka dhënë populli i Kosovës në zgjedhjet e fundit.
Shikoni të ndihmoni Kosovën në këto momente vendimtare kur po flitet për një marrëveshje gjithëpërfshirëse në mes Kosovës dhe Serbisë. Nëse ky refren u nevojitet për kalkulime të brendshme zgjedhore vazhdoni por po dëmtoni interesin vital të Kosovës ecjen e saj drejt integrimeve Evropiane.
LDK-ja ka nevojë për një zë artikulues dhe të qartë se çka donë sot dhe nesër se vërtet deklarimet e juaja po ndryshojnë çdo ditë dhe janë bërë bajate.
/Epoka e re/