Zeka: Duhet të rishikohen masat lehtësuese

04 maj 2020 | 16:23

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane (OEAK)  në Kosovë, Arian Zeka, ka thënë se pandemia Covid19 kas pasur ndikim shumë të madh negativ në sektorin privat.

“Kjo pandemi do të ndikojë shumë në sektorin privat, ne gjatë takimeve që kemi pasur me zyrtarë të qeverisë së Kosovës, kemi bërë disa kërkesa”, u shpreh Zeka për “RTK”.

Sipas tij, ka shumë sektor që do të punojnë më kapacitete të kufizuara të shërbimeve. “Nëse do të ketë përmirësim të situatës së pandemisë, duhet të rishikohen masat dhe të kemi më shumë hapje të bizneseve”, ka deklaruar ai.

Zeka tutje ka thënë se bizneset private duhet të mbështeten me masa të ndryshme. “Sektori privat duhet të mbështetet dhe të shohim se cilat janë mundësitë për mbështetje”, u shpreh ai. (A. M / Epoka e re)

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Që nga data 04.05.2020, “MBC” me seli në Vushtrri bënë…