Zeka: Enver Zymberi tregoi se sovraniteti i Kosovës është i panegociueshëm
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, ka përkujtuar heroin e Kosovës, Enver Zymeri , i cili ka rënë heroikisht në mbrojtje të sovranitetit të shtetit tonë.
Zeka ka thënë se rënia e policit Enver Zymberi ka dhënë mesazhin se sovraniteti i Kosovës është i panegociueshëm.
“Sot u bënë 8 vjettë nga rënia heroike në mbrojtje të sovranitetit dhe shtrirjes shtetërore të sovranitetit të Kosovës Enver Zymberi në veri të vendit. Shteti i Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme gjithherë do të jenë krenar me veprën e tij dhe në përballje me çfarëdo krimi që ndodh në Kosovë. Sovraniteti i Kosovës është i panegociueshëm dhe akti i tillë i Enver Zymberit mbylli edhe njëherë tendencat e Serbisë për të destabilizuar vendin. Policia e Kosovës sikur dje dhe sot do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe sigurisë në përgjithësi”, ka shkruar Zeka në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/