Zeka: Gjykata Speciale po shtrembëron historinë, ajo po dënon çlirimtarët
Anëtari i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Izmi Zeka, ka reaguar pas dënimit të Pjetër Shalës me 18 vjet burgim nga Gjykata Speciale.
Zeka ka thënë se kjo gjykatë është duke e shtrembëruar historinë dhe se është duke dënuar çlirimtarët.
“Gjersa ne po themi po shtrembërohet historia, po përpiqet Gjykata ata po e bëjnë fakt këtë çështje Pas dënimit drakonik të Pjetër Shalës reagimet janë të shumta. Nuk po hy më te Gjykata Speciale, por po them qartë që misioni i saj po realizohet. Po shkruani që ka përpjekje, etj. Ajo, jo që po përpiqet, por po e bënë realitet për atë që është themeluar. Ajo po e shtrembëron historinë. Ajo po i dënon çlirimtarët. Ajo po e quan kriminale luftën e UÇK-së. E ju shkruani po bënë përpjekje etj, po donë me ndryshuar historinë Ata në Hagë tani nuk kanë nevojë për lëvdata, as nuk kanë nevojë t’i vendosni në histori. Ata kanë nevojë që të ketë drejtësi të pavarur. Në këtë drejtim duhet të bëhet shumë, të punohet kudo. Nuk është më zbulim se me dosje të përpiluara në Serbia është ngritur aktakuza. Fakt i ditur dhe vet i pranuar nga akterët pothuajse kryesor të kohës Serbe. Por çka më tutje”, ka shkruar Zeka në “Facebook”.