Zeka: Gramoz Vokrri do të jetë kandidat për kryetar të FFK-së
14 mars 2022
| 11:50
Kryetari i klubit futbollistik Trepça 89, Abedin Zeka, ka pranuar se Gramoz Vokrri do të jetë kundërkanditat i Agim Ademit, në garën për president të FFK-së.
Zeka i fituar në emisionin Ekipa A në ATV, ka pranuar se djali i legjendës Fadil Vokrri, Gramos Vokrri ka grumbulluar nënshkrimet e mjaftueshme për tu futur në garë për të marrë postin e kreut të FFK-së.
Zgjedhjet për të parin e FFK-së do të mbahen më 6 prill, ndërsa deri tani kandidaturat i kanë shpallur tre kandidatë.