![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/02/zeka.png)
Zeka i prekur me Covid në spital, ankohet se nuk po i mundësohet votimi
Ish-deputeti Milaim Zeka, i cili është i infektuar me Covid dhe i shtrirë në spital, ka thënë se nuk është duke iu mundësuar votimi nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Zeka ka thënë se organizimi i KQZ-së është për “faqe të zezë”.
“Miliona shkojnë për përgatitjen e zgjedhjeve, të njëjta budallallëqe. Sa i përket organizimit të KQZ-së është për faqe të zezë. Ata na telefonuan prapë, disa kemi mundur të votojmë me kusht. Kanë mundur të marrin fletvotime, kur një burokraci përdoret për ta përdhunuar votën e qytetarit ku përmes votës përcaktojmë fatin e vendit tonë atëherë çfarë të presim tjetër”, ka thënë Zeka në “klankosova”.
Më tutje, ai është shprehur se voton që nga paslufta dhe kjo do të jetë hera e parë që nuk do të mund të votojë.
“Është hera e parë që nuk do të mund të votoj. Tani jam në spital kam komplikime në frymëmarrje, skam ndonjë shqetësim përpos temperaturës, apeloj te qytetarët që të mos tallen me Covid-19”, ka thënë Zeka.