Zeka: Ilir Konushevci ishte vetë liria
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme (MPB), Izmi Zeka, ka përkujtuar dëshmorin Ilir Konushevci në 20-vjetorin e rënies së tij.
Ai ka thënë se Konushevci ishte në çdo kohë vetë liria e vendit tonë.
“Kur liria ishte një ëndërr ti Ilir e preke me duar, e përkëdhele si fëmijë, e pe rritën e saj dhe ishe i bindur se nuk ka rrugë tjetër përveç saj. Ti kalove kufij kur ende jetohej me ankthin e frikës dhe me shikim nga jeta bëre që lufta të jetë rrugëzgjidhje dhe jo vetëm kaq por ide e idealizuar deri ne vdekje për shtetin e ri të Kosovës. Ti ishe në çdo kohë vetë liria dhe ecja nga duhet të niseshim”.
“Kur ikën 20 vjet memoria rikthehet në heshtje dhe portreti yt bëhet edhe më i madh i shfaqur kudo në histori, në jetë, në shtatore , në libra e mbi të gjitha aty ku vjen flladi i lirisë. Ilir Konushevci është beteja më humane për jetë dhe shtetësi. Heroi i sotëm i takon amfiteatrit të madh shqiptarë i kthyer në balada , legjenda e çka jo”, ka shkruar Zeka në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/