Zeka: Individët me afera korruptive duhet të ndëshkohen
Izmi Zeka, anëtar i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), duke iu referuar zgjedhjeve të brendshme partiake, ka thënë se reforma ka të bëjë me mentalitetin e ri në PDK, mentalitet i cili ka të bëjë me integrimet evropiane.
Ai ka thënë se shteti i Kosovës ka nevojë për një gjeneratë e cila mishërohet me ideale qytetare, të cilat janë të paprekshëm nga korrupsioni dhe kanë dije të mjaftueshme për t’u ndeshur me trendet evropiane
Kur jemi te PDK-ja e Gjilanit, Zeka, që në periudha të caktuara ka drejtuar këtë degë, vlerëson se kjo Degë ka një strukturë të qëndrueshme të cilës i nevojitet gjak i ri, por edhe mentalitet i ri për të qenë faktor kyç në determinimet e ardhshme për një Gjilan të zhvilluar
Zeka, që njëherësh është edhe zëvendësministër në Qeverinë e Kosovës, ka thënë se PDK-ja po fillon reforminimn e vet për të reformuar Kosovën.
Sipas tij, në këtë kostelacion nuk do të mungojë kreacioni dhe zhvillimi i një shteti modern në Ballkan.