Zeka: Institucionet nuk punuan në ndaljen e ikjes së të rinjve nga vendi
Ciklet e shpeshta zgjedhore në Kosovë kanë frenuar proceset ekonomike për krijimin e një ambienti më të mirë afarist në Kosovë, janë penguar dhe po pengohen shumë projekte të rëndësishme të cilat do ndihmonin zhvillimin ekonomik të vendit.
Kështu ka thënë në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka.
Ai ka deklaruar se Kosova po përballet më ikjen e të rinjve nga vendi në mungesë të vendeve të punës dhe mungesës së perspektivës, ndërkohë që institucionet e vendit nuk kanë bërë pothuajse asgjë për ndaljen e tyre.
Më tutje, Zeka ka thënë se bizneset po përballen me mungesë të punëtorëve gjë që po pengon zhvillimin dhe rritjen e kapaciteteve prodhuese në vend.
Intervistën e plotë mund ta lexoni në këtë link: https://www.evropaelire.org/a/arian-zeka-ikja-e-te-rinjve-qeveria-/30140446.html.