Zeka jep lajmin e shumëpritur për qytetarët e Luginës së Preshevës
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme (MPB), Izmi Zeka, ka bërë me dije se kjo ministri ka hartuar udhëzimin administrativ, i cili do t’iu mundësojë qytetarët e huaj që jetojnë në Kosovë, të cilët për shkaqe të ndryshme janë mbetur pa dokumente.
Zeka në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se nga ky udhëzim do të përfitojnë edhe qytetarët e Luginës së Preshevës.
Postimi i plotë i Zekës:
Të nderuar qytetarë,
Ministria e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës pas amandamentimit të ligjit për të huaj vitin e kaluar ekipet e ekspertëve kanë punuar në udhëzimin administrativ për të iu mundësuar që qytetarët e huaj që për shkaqe të ndryshme janë mbetur pa dokumente dhe janë në Kosovë së shpejti do të fillojmë me punë për pajisën me dokumente pa dallim për të gjithë.
Andaj e kemi të qartë se pritjet janë të kahershme mirëpo për shkak të disa çështjeve të brendshme shtetërore nuk kemi arritur më herët që të rregullojmë statusin e gjithë atyre që jetojnë në Kosovë e që nuk kanë arritur ti gëzojnë të drejtat institucionale si gjithë të tjerët.
Me këtë rast edhe qytetarët e Luginës së Preshevës do të përfitojnë nga ky udhëzim administrativë si gjithë të tjerët ku do ta pajisën me leje qëndrim për 5 vite dhe pastaj do ta kenë mundësin për marrjen e shtetësisë.
Kërkojmë mirëkuptim për këto vonesa por janë ligjore dhe ne si Ministri e Brendshme duhet të respektojmë maksimalisht.
Së shpejti do të futet në fuqi Udhëzimi Administrativ dhe do të njoftoheni përmes medieve elektronike dhe të shkruara. Faleminderit për mirëkuptim.
/Epoka e re/