
Zeka: Kjo është arsyeja pse Hashim Thaçi u dërgua shumë shpejt në Hagë
22 prill 2022
| 08:04
Gazetari Milaim Zeka në emisionin DPT te Fidani në T7 thotë se ish-presidenti Hashim Thaçi u dërgua me shpejtësi në Hagë për shkak se Prokuroria Speciale atje ra viktimë e një informacioni të BIA-s serbe.
Zeka tha se Haga u informua se Thaçi dhe familja e tij po planifikonin të arratiseshin në Turqi pasi posedonin pasaporta turke.
Zeka tha se ai dhe një grup gazetarësh të tjerë, nëpërmjet një hulumtimi, zbuluan se ky ishte një informacion i rremë dhe se Thaçi nuk ka nënshtetësi turke.
“Ky është informacion një milion për qind i sigurt dhe ne e kemi vërtetuar se Thaçi nuk ka nënshtetësi turke dhe s’ka pasur kurrfarë plani për arratisje”, shtoi ai.