
Zeka: Kosova ka një diplomaci për hajgare
22 nëntor 2018
| 12:36
Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka dhënë kritika për politikën e jashtme të Kosovës, në debatin që është duke u mbajtur për këtë çështje sot në Kuvend.
Ai ka thënë se Kosova ka një diplomaci për hajgare.
“E kisha mbyllur Ministrinë e Jashtme”, ka thënë Zeka, duke shtuar se sportistët dhe këngëtarët janë ministrat më të mirë të jashtëm të Kosovës, të cilët sipas tij janë duke e promovuar shtetin e Kosovës.
Ai ka thënë se këtë për diplomaci kanë faje edhe ministrat e mëparshëm të jashtëm.
/Epoka e re/